Dimal Basha, Ministër i Kosovës për Infrastrukturë dhe Transport, nuk ka dhënë koment për drekimin e tij me Kujtim Bucaliun, pronarin e pompës së derivateve HIB Petrol, i cili për vitë me radhë është projektuar nga Lëvizja Vetëvendosje si oligark i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ministri po dilte nga një prej kafiterive të kryeqytetit, kur përveç një buzëqeshje cinike mbeti i heshtur ndaj pyetjes “ministër, pse jeni takuar me oligarkun e HIB Petrolit” të gazetarit të VOX Kosova.

Basha nuk kishte dhënë përgjigje për mediumin tonë as në pyetjen dërguar me shkrim drejt tij.

Lëvizja Vetëvendosje, gjatë kohës së saj në opozitë, kishte ndjekur një retorikë të ashpër kundër figurave të pasura të Kosovës, shumicën prej të cilëve i cilësonte si oligarkë, term që përshkruan figurat me pasuri të mëdha që ndikojnë në politika shtetërore për përfitime personale.