Është dënuar me burgim efektiv Kadri Xhemaji, i cili akuzohej për kanosjen e Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Xhemajli, paraprakisht kishte pranuar fajësinë për veprën penale që i vihej në barrë.

Sipas aktakuzës, Xhemajli më 22 tetor 2025, përmes një komenti në Facebook e kishte kanosur Kurtin me provim nga jeta me komentin “Ah Albini e meriton me ja shpue kryt por nejse i vjen reni edhe ati”.

Gjykata më vonë kishte aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë  mes Prokurorisë dhe të akuzuarit. Në marrëveshje ishte rekomanduar që Xhemajli të dënohej me një vit burg me kusht me periudhë verifikuese prej tre vjetësh, mirëpo që Gjykata nuk e ka aprovuar duke i shqiptuar atij dënim me burg efektiv prej gjashtë muajsh.