Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim të mërkurën drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, ku ka theksuar rëndësinë e një sistemi drejtësie të paanshëm e profesional.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka-Pula e takoi Kryeprokurorin e Shtetit, Zejnulla Gashi, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi
Kryeprokurori i Shtetit, Kryesuesi KPK-së dhe ai i KGJK-së, e kanë uruar Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e Presidentes. Ata i kanë dëshiruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe institucionale.
Bëhet me dije se në takim është diskutuar edhe për rëndësinë e funksionimit të pavarur dhe efikas të sistemit të drejtësisë, si dhe për rolin e institucioneve në forcimin e sundimit të ligjit.
“Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e një sistemi të drejtësisë të pavarur, profesional dhe të paanshëm, i cili garanton zbatimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve në institucione”, thuhet në njoftim.
E para vendit ka shprehur mbështetjen e saj institucionale për forcimin e sundimit të ligjit dhe për përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese të institucioneve të drejtësisë, duke respektuar pavarësinë e tyre.









