Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbështetur protestën kundër Gjykatës Speciale, të organizuar nga Organizata e Veteranëve të dalur nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të mbahet të premten në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se “me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje”.
“Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT”, shkroi ai.









