Drejtësi për Agonin Më 12 korrik protestohet në Lipjan para stacionit të Policisë

Vëllai i Agon Zejnullahut, Albani, ka paralajmëruar protestë të shtunën nga ora 11:00 para stacionit policor në Lipjan.

Drejtësi për Agonin Më 12 korrik protestohet në Lipjan para stacionit të Policisë

Alban Zejnullahu

Të shtunën e 12 korrikut në orën 11:00, para stacionit të Policisë në Lipjan do të mbahet protestë për të kërkuar drejtësi për të ndjerin Agon Zejnullahu i cili vdiq në duart e policëve më shtatë korrik.

Kështu ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook, vëllai i të ndjerit, Albani, teksa ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen sa ma masovikisht kësaj proteste.

“Ne si familjarë jemi thellësisht të tronditur nga humbja që kemi pësuar. Megjithatë, në gjithë këtë vuajtje, po mbledhim veten për ta kthyer rastin tragjik të Agonit në forcë dhe kauzë mbarëkombëtare”, ka shkruar ai.

Zujnullahu ka theksuar se institucionet kanë një detyrë themelore “të kujdesen minimalisht për jetën tonë – gjë që, në rastin e Agonit, nuk ndodhi”.

“Ju ftojmë të gjithëve t’i bashkoheni protestës. Ajo do të jetë paqësore, pa asnjë konotacion politik, dhe me një kërkesë të vetme: Drejtësi për Agonin. Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë”, shtoi.

Pesë policë janë në paraburgim dhe po dyshohen për “vrasje nga pakujdesia”.

Video të xhiruara nga momenti i arrestimit të Zejnullahut janë publikuar në media, duke nxitur reagim të shumta.

Në anën tjetër, familja e të ndjerit kanë akuzuar policët për “dhunë të tepruar” ndaj 27 vjeçarit.

LAJME

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

NO COMMENT Ambasadori francez flet për deklaratat e Rrustemit të VV-së

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin