Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka dhënë mbështetje marshit “Drejtësi, Jo Politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt, në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale për krime të pretenduara lufte.

Nga Platforma “Liria ka Emër”, që e kanë thirrur marshin, kanë thënë se mbështetja nga Podujeva “forcon një front qytetar, gjithëpërfshirës, pa dallime, në kërkesën për drejtësi të paanshme dhe respekt për dinjitetin e luftës çlirimtare”.

“Më 17 shkurt, në Prishtinë, marshojmë bashkë. Drejtësi, jo politikë!”, kanë shkruar ata.