Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, i ka dhënë mbështetje marshit “Drejtësi, Jo Politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt, në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale për krime të pretenduara lufte.

“Faleminderit Kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, dhe ekipit të tij për pritjen dhe mbështetjen e plotë ndaj Marshit “Drejtësi, jo politikë”, kanë shkruar nga Platforma “Liria ka Emër” në Facebook.

Mbështetja nga Kaçaniku, thonë ata, është mesazh i qartë se drejtësia për çlirimtarët është kauzë qytetare dhe kombëtare.

“Më 17 shkurt, në Prishtinë, bashkohemi për drejtësi të vërtetë. Drejtësi, jo politikë!”.