Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i ka dhënë mbështetje marshit “Drejtësi, Jo Politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt, në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale për krime të pretenduara lufte.
Eliza Hoxha nga Platforma “Liria ka Emër”, e ka falënderuar Gjinin për “mbështetjen e qartë dhe publike ndaj këtij marshit.
“Mbështetja juaj është mesazh i rëndësishëm për qytetarët e Gjakovës dhe për gjithë Kosovën: drejtësia duhet të jetë e paanshme, larg politikës dhe në shërbim të së vërtetës”, kanë shkruar nga kjo platformë në Facebook.
Ata thanë se më 17 shkurt, “marshojmë bashkë – qytetarë nga çdo cep i vendit – për drejtësi të vërtetë dhe dinjitet njerëzor”.









