Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar ministrin e mbrojtjes Sebastien Lecornu si kryeministrin e ri të vendit.
Sipas një komunikatë lëshuar për shtyp nga Pallati Elysee të martën pasdite, Macron e ka “detyruar” Lecornu për “konsultime më forca politike në parlament që të adoptojnë një buxhet dhe të ndërtojnë marrëveshje për vendime esenciale në muajt në vijim.”
Lecornu ishte përmendur për këtë pozitë vitin e kaluar dhe tani do ta pasojë François Bayrou, i cili u largua nga zyra pasi humbi një votëbesim shumë të rëndësishëm në parlament të hënën.
Sebastien Lecornu tani do të zgjedh kabinetin e tij në ditët e ardhshme. Kalimi i detyrës nga Bayrou tek Lecornu do të bëhet të mërkurën pasdite në Paris, sipas ekipit të tanimë ish-kryeministrit francez.