“Drejt zgjedhjeve” Krasniqi: Vetëvendosje s’ka vullnet për zgjidhje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Vetëvendosje qëllimshëm po propozon kandidatë për kryetar Kuvendi, të cilët janë të papranueshëm për partitë tjera.

“Drejt zgjedhjeve” Krasniqi: Vetëvendosje s’ka vullnet për zgjidhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Vetëvendosje qëllimshëm po propozon emra për kryeparlamentar, që vinë nga qeveria, vetëm “për ta ezauruar 30-ditëshin e caktuar nga Kushtetuesja”. Kjo siç thotë ai, do të sillte krizë edhe më të thellë politike në vend. Sipas Krasniqit, nëse vazhdohet me të njëjtin avaz, atëherë “zgjedhjet janë të pashmangshme”.

“Normalisht që po shkojmë drejt zgjedhjeve dhe zgjedhjet janë të pashmangshme. Nëse nuk ka vullnet nga ana e partisë së parë me e ba zgjidhjen, atëherë normalisht që zgjedhjet mbesin si opsion. Por mekanizmi për me shku në zgjedhje duhet me ekzistu dhe me u përmbush. Më së lehti dhe shpejti për me shku në zgjedhje është me u konstituar Kuvendi, dhe me u shpërnda legjislatura. Megjithatë, as ajo s’po duket e mundshme për momentin”, potencoi Krasniqi.

Në seancën e sotme, Vetëvendosje, si parti e parë, propozoi ministrin Hekuran Muratin për kryetar Kuvendi. Ai mori 56 vota pro, 52 kundër dhe gjashtë abstenime.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin