Glauk Konjucfa nuk ka arritur që të marrë votat e nevojshme për të krijuar Qeverinë e re të Kosovës me të si Kryeministër.

Konjufca dhe kabineti që ai prezantoi mori 56 vota për, 53 kundër dhe 4 abstenime.

Pro tij votuan deputetët e Vetëvendosjes dhe disa të komuniteteve jo shumicë jo serb. Kundër ishin ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Konjufca është mandatari i dytë i VV-së që dështon në formimin e Qeverisë. Të njëjtin fat e kishte pasur edhe Albin Kurti më 26 tetor. Kurti kishte marrë 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime.

Me dështimin e dytë për formimin e Qeverisë është hapur rruga për zgjedhje të reja parlamentare.