Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një intervistë për emisionin “Debat Plus”, ka radhitur arsyet se pse ka refuzuar propozimet e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për çështjen e Presidentit.

Ai, ndër të tjera, tha se i ka thënë Kurtit se LDK-ja nuk pranon të jetë zgjatim i Qeverisë, duke ia votuar presidentin e partisë.

“Unë nuk po kërkoj asgjë. Ai po kërkon President të Vetëvendosjes. I kam shfaqur gatishmërinë që mund të bëjmë marrëveshje për Presidentin, por ai fliste për çështje tjera”, tha ndër të tjera Abdixhiku.

Ai nxori edhe detaje nga takimi i tij me Kurtin dhe e citoi t’i ketë thënë se: “Neve na duhet një President që merret me shoqatën e zjarrëfikësave”.

Si rrjedhojë, kreu i LDK-së tha se mendon që Kosovës i duhet një president që takohet me Donald Trump-in, sepse, siç tha ai, me zjarrëfikës ka kush merret.