Norvegjia shkon në votim për zgjedhje parlamentare të hënën pasi, pas një fushate zgjedhore në të cilën u trajtuan çështje si rritja e çmimit të jetesës dhe vendi qendror që po zë kaosi ndërkombëtar në politikën e vendit.

Bazuar në të dhëna të sondazheve, pushtetarët e Partisë së Punës duket se ka një avantazh të hollë dhe pritet të qëndrojë në pushtet.

Aleanca e majtë e Partisë së Punës dhe katër partive të tjera më të vogla pritet të fitojë 88 ulëse në parlamente, tri më shume se minimumi i nevojshëm për të siguruar mazhorancën, por shumë më pak nga 100 sa kishin në vitin 2021.

Në anën e djathtë, populistët e Partisë së Progresit, Konzervativët e qendrës së djathë dhe dy grupe tjera më të vogla pritet të fitojnë 81 ulëse, por gara mbetet e ngushtë dhe mund të varet nga performanca e partive më të vogla.