Zgjedhja e Presidentit ka hyrë në ditët finale.
Që dikush të jetë kandidat për President duhet t’i sigurojë 30 nënshkrime të deputetëve.
Për t’u zgjedhur Presidenti, 80 deputetë duhet të marrin pjesë në votim në të tri raundet e votimit.
Në raundin e parë dhe të dytin duhen 80 vota për, në të tretin 61.
Nëse Presidenti dështon të zgjidhet, vendi shkon në zgjedhje, ndërsa ushtruese detyre e Presidentit bëhet Kryetarja e Kuvendit.
Afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit është 4 marsi.








