Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja ka kryer një sulm të shkallës së lartë ne Venezuelë dhe se kanë kapur liderin e këtij vendi, presidentin Nicolas Maduro dhe gruan e tij.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm të shkallës së gjerë kundër Venezuelës dhe liderit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili është kapur, bashkë me gruan e tij, dhe është dërguar jashtë vendit”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Truth Social.

“Ky operacion është bërë në bashkëpunim me organet ligj-zbatuese të SHBA-së. Detajet pasojnë. Do të ketë një konferencë për shtyp sot në ora 11:00 në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj rreth kësaj çështjeje! President DONALD J. TRUMP”.

https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/115830428767897167