Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet ta takojë kryeministrin britanik, Keir Starmer, këtë të enjte – pra një ditë para samitit SHBA-Rusi në Alaska.

Zelensky, i cili të mërkurën ishte në Gjermani, ka punuar me liderë evropianë për të bërë presion mbi Trump që të mos lejojë Putinin ta coptojë territorin e Ukrainës në samit.

Të mërkurën, Trump është bashkuar në një takim virtual organizuar nga Gjermania me liderë evropianë e me Zelenskyn, i cili u përpoq të vendoste vijat e kuqe për përfundimin e luftës në Ukrainë.