Miroslav Lajçak, ish i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit të Kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pas publikimit të mesazheve të tij me financierin pedofil, Jeffrey Epstein.

Kryeministri sllovak ka deklaruar se e ka pranuar dorëheqjen e tij, teksa lëshoi kritika për kundërshtarët, të cilit i quajti “hipokritë”.

“Miro e ka dëshmuar edhe një herë veten si një diplomat i shkëlqyer dhe unë e pranoj ofertën e tij për t’i dhënë fund bashkëpunimit tonë, megjithëse të gjithë ne, jo vetëm unë, po humbasim një burim të jashtëzakonshëm përvoje në diplomaci dhe politikë të jashtme. Është e çuditshme që një simbiozë e ngjashme e medias, opozitës dhe partive qeveritare nuk e shënjestroi liderin e opozitës Simecek, i cili, përmes mashtrimit me grante në nivelin e Sllovakisë dhe BE-së, përfaqëson një rrezik shumë më të madh për reputacionin e vendit tonë sesa këshilltari i kryeministrit, Miroslav Lajçak”, ka thënë Fico.