DOSJA 136 Kërkohet arrestimi i Belinda Ballukut, SPAK kërkon heqjen e imunitetit të saj

Sipas SPAK-ut, Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur javë më parë, ndërsa kërkesa për heqjen e imunitetit pritet t’i hapë rrugë arrestimit apo masave të tjera të sigurisë ndaj saj.

DOSJA 136 Kërkohet arrestimi i Belinda Ballukut, SPAK kërkon heqjen e imunitetit të saj

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar se i ka drejtuar Kuvendit të Shqipërisë kërkesë për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas SPAK-ut, Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur javë më parë, ndërsa kërkesa për heqjen e imunitetit pritet t’i hapë rrugë arrestimit apo masave të tjera të sigurisë ndaj saj.

SPAK sqaron se kërkesa është bërë në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025 dhe lidhet me dyshime për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, konkretisht në procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Po ashtu, Balluku dyshohet edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi, të lidhura me projekte të mëdha infrastrukturore në Tiranë.

Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur rikthimin në detyrë të zëvendëskryeministres.

Njoftimi i plotë nga SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:

Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.

LAJME

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

THUMBIMI NË DUBAI Mitsotakis komenton deklaratën e Ramës për grekët

SHPËRBLEN KRIMIN Faton Peci mbush komunën me njerëz të dënuar për vjedhje votash dhe konsumim droge

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani