Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Jennifer MacNaughtan, gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku po diskutohej për Kosovën, ka kërkuar nga Serbia që ta dorëzojë kriminelin Milan Radoiçiç.

”Serbia të luaj rolin e vet në tkurrjen e tensioneve duke përfshirë ata që janë përgjegjës të sillen para drejtësisë, duke përfshirë edhe Milan Radojiçiçin”, tha MacNaughtan.  

Edhe përfaqësuesi i Francës në OKB, Jay Dharmadhikari, ka kërkuar nga Beogradi që kriminelët e Banjskës të sillen para drejtësisë.

“Është e papranueshme që kryesit e sulmit në Banjskë të mbesin në liri më shumë se dy vjet pas këtyre ngjarjeve. Është kritike që të gjithë kryesit të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë”, potencoi Dharmadhikari.