Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është mandatuar për formimin e qeverisë së re në Shqipëri. Presidenti Bajram Begaj i dorëzoi atij dekretin.
Në bazë të procedurave, sekretari i Përgjithshëm i PS-së dërgon emrin e kryeministrit. Më pas, kryeministri paraqet emrat e kabinetit të ri në Presidencë. Pasi Presidenti merr kërkesën ka gjashtë ditë kohë që Kuvendit atje t’ia paraqes përbërjen e qeverisë së re.
Pas votëbesimit në Parlament, kabineti qeveritar do të shkojë për dekretim dhe betim tek presidenti.