Qeveria në detyrë e Kosovës ka aprovuar kërkesën për hua nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), në vlerë 2 milionë e 540 mijë euro, “për qëllime të likuiditetit të transmetuesit publik”.

Vendimi është marrë në mbledhjen elektronike të ekzekutivit, e cila është mbajtur të premten.

Aprovimi i kërkesës për hua erdhi pas një presioni të madh publik. Punëtorët e RTK-së nuk kishin marrë paga që 15 ditë.

Gjatë ditës, për këtë temë, Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e hodhi fajin te opozita.