Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të kësaj partie.

Lajmin e ka konfirmuar për VOX Kosova, Vesel Makolli, i cili tashmë është caktuar ushtrues detyre i presidentit të AKR-së.

“Zoti Pacolli ka dhanë dorëheqje para disa javësh dhe në bazë të statutit të partisë, më ka caktuar Ushtrues Detyre i Presidentit të AKR-së. Ne KQZ janë të njoftuar me ketë ndryshim”, tha Makolli.