Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka deklaruar se e çmon kontributin e Liburn Aliut si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe si ministër, pas dorëheqjes së tij nga udhëheqja e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pikërisht për shkak të zgjedhjes së tij si kryeparlamentar.
“Unë nuk dua të komentoj shumë, përveç se të them se e çmoj kontributin e tij si aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje, siç e çmoj kontributin e secilit aktivist tjetër. Po ashtu e respektoj edhe punën që ka bërë si ministër,” tha ai në një konferencë për media të enjten.
Ai e cilësoi të natyrshme që brenda një partie të ketë pakënaqësi, duke kujtuar se edhe vetë si deputet kishte pasur ndonjëherë mospajtime me ministra.
“Kjo është demokracia, për shkak se në familje ke mospajtime ndonjëherë, por me rëndësi është që të vazhdojmë rrugëtimin përpara”, tha Basha.