Gjyqtari nga Gjermania, Kai Ambos, i caktuar si pjesë përbërëse e Panelit të Apelit në çështjen kundër krerëve të UÇK-së në Hagë, e kishte pasur një episod të errët me Kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova – kur në një rast në prill të 2021-ës shprehi një opinion në favor të mundësisë që Hashim Thaçi të lëshohej për t’u mbrojtur në liri.

Gjersa paneli ku bënte vetë pjesë ai refuzonte t’a lironte Thaçin nga paraburgimi, Ambos kishte shkruajtur një opinion të veçantë, ku thoshte se “ekzistenca e një shteti të tretë që mund të pranojë dhe mbikëqyrë një të akuzuar, mund të përbëjë një ofertë vendimtare në kuadër të lirimit me kusht”.

Në rastet tjera kur Thaçi do të kërkonte mbrojtjen në liri, sipas Ambos, një garanci e vetë atij shteti do të ishte faktori që do të ndryshonte balancat në favor të lirimit me kusht.

Dhe kështu kishte ndodhur. Sipas dokumenteve të mbrojtjes, Thaçi veç një muaj më vonë – në qershor të 2021-ës, siguroi garanci nga dy shtete të NATO-s, të cilat premtuan se do ta mbajnë e mbikëqyrin ish-Presidentin përgjatë gjykimit, me kushtin që ai të mbrohet në liri.

Dhe këtu hyn në skenë Kryetarja e Gjykatës, Ekaterina Trendafilova.

Në kërkesën e radhës së Hashim Thaçit për lirim nga paraburgimi, gjyqtarja bullgare e largoi nga paneli i Apelit, gjykatësin Kai Ambos.

Në vend të tij, caktoi italianin Emilio Gati.

Si përfundim, Thaçi nuk u lirua dhe gjyqtari i vetëm në krejt historikun e Speciales që pati një qëndrim normal se duhet administruar drejt faktet, u përjashtua.

Ky rast ishte trajtuar edhe në raportin me gjetje të avokatëve britanikë tw organizatws sw njohur BHR, të cilët konstatonin se “autoriteti i Trendafiloves për të vendosur për përbërjen e paneleve pwrbwnte shqetësim dhe boshllëk në kornizën ligjore”.

E natyrshëm do të lindin pyetjet.

A do të ketë forcën gjyqtari gjerman që edhe njëherë të vlerësojë drejt faktet historike?

Apo sërish, në dëm të UÇK-së do të veprojë dora e hekurt e ndikimit të Ekaterina Trendafiloves?