Presidenti amerikan, Donald J. Trump, mund ta takojë Presidentin rus, Vladimir Putin, hiç më larg se javën tjetër, ka bërë të ditur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Në rast se ndodh, ky do të jetë takimi i parë i tyre prej kur Trump u kthye në Zyrën Ovale në janar.
Zyrtari tha se lokacioni për takimin e mundshëm nuk është vendosur akoma.
Ndryshe, Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karolinë Leavitt, ka thënë se lideri rus ka shprehur interesim ta takojë Trumpin. Ajo tha se Trump është i hapur ta takojë edhe Putinin edhe Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.









