Të dy dhomat e Kongresit amerikan janë pajtuar të urdhërojnë departamentin e drejtësisë amerikane të publikojnë dokumentet në lidhje me financierin pedofil, Jeffrey Epstein.
Dhoma e Përfaqësuesve e aprovoi masën me votim 427-1 dhe senati e kaloi në procedurë të përshpejtuar pa votim formal.
Votimi vjen vetëm disa ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ndryshoi pozicionin e tij dhe i bëri thirrje Kongresit që të votojnë për zbardhjen e të dhënave, pas një shtytje të madhe nga shumë prej mbështetësve të tij.
Javën e kaluar, Trump dhe lidhjet e tij me Epstein u kthyen në kryetitujt mediatik pasi më shumë se 20 mijë faqe dokumente, disa prej të cilave përmendnin presidentin, u lëshuan në publik. Shtëpia e Bardhë mohoi çdo keqbërje.









