Kosova ka shënuar përparim të kufizuar në luftën kundër korrupsionit.

Kështu, ndër të tjera, ka thënë Komisioni Evropian në raportin e tij për Kosovën për vitin 2026.

Në raport, siç raporton Radio Evropa e Lirë, theksohet numri i vendimeve gjyqësore përfundimtare në rastet e nivelit të lartë ka shënuar rënie, ndërsa në rastet e korrupsionit që nuk i përkasin nivelit të lartë është rritur ndjeshëm.

Aty potencohet edhe se Kosova vazhdon të mos ketë një strategji gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit dhe një qasje të koordinuar për luftimin e tij.

Numri i raportimeve të sinjalizuesve të papranuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit pothuajse është dyfishuar krahasuar me vitin paraprak, nënvizohet në raport.

Në raport, Komisioni Evropian ka kërkuar gjithashtu përmirësimin e verifikimit të deklarimeve të pasurisë dhe forcimin e hetimeve në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.