Rezultatet e Testit të Arritshmërisë 2026 kanë lënë të kuptohet se nxënësit kosovarë shfaqin dobësi të theksuara në lëndët shkencore.
Rezultatet sipas lëndëve tregojnë një hendek të qartë mes lëndëve gjuhësore dhe atyre shkencore.
Kimia ka rezultuar lënda me arritshmërinë më të ulët, 37.68%, e ndjekur nga Matematika me 37.93%. Biologjia me 40.83% dhe Fizika me 45.33%.
Performanca më e lartë është shënuar në Gjuhën Angleze me 65.97%, Histori me 62.23% dhe Gjuhë Shqipe me 54.63%.
Këto të dhëna i ka publikuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila ka bërë të ditur se është përmbyllur procesi i përpunimit të rezultateve të Testit të Arritshmërisë 2026, në të cilin kanë marrë pjesë 21,982 nxënës në nivel vendi. Sipas të dhënave zyrtare, arritshmëria mesatare e përgjithshme është 48.35%.









