Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka dërguar letër kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, për të zhvilluar një takim lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, Tahiri theksoi se duhet të mbahet të premten.

“Në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe të respektimit të procedurave parlamentare, kam propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën 13:30, në ambientet e Kuvendit. Pres konfirmimin e kohës dhe vendit të takimit”, shkroi Tahiri.

Kërkesën për mbajtjen e seancës konstituive të premten e ka bërë edhe PDK-ja. Por, nga Vetëvendosja, përmes Avni Deharit, nuk po e thërrasin, ndonëse kjo është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, sipas të cilës, seanca konstituive duhet të thirret çdo 48 orë.