Në trevjetorin e sulmit terrorist në Banjskë dhe vrasjes së rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, në këtë sulm, familjarët e ish-krerëve të UÇK-së që janë në Hagë kanë shkuar për vizitë te familja Bunjaku.

Aty bashkë kanë shkuar Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit, Hashim Thaçi, Klistor Veseli, i biri i ish-Kryeparlamentarit, Kadri Veseli, dhe Altin Krasniqi, djali i ish-deputetit, Jakup Krasniqi.

Gjatë gjithë ditës, kur personalitete shtetërore dhe jo vetëm shkuan për vizitë te familja Bunjaku, janë parë fotografi të bijve të Afrim Bunjakut me maica me mbishkrimin “Liria ka emër”.

Në Prishtinë dhe jo vetëm, tetë net radhazi po protestohet për aktgjykimin e Gjykatës Speciale, që shqiptoi dënim prej 81 vjetësh për ish-krerët që janë në Hagë.