Edhe Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, sapo ka ushtruar të drejtën e votës në Prishtinë.

Krasniqi ka uruar për një proces të rregullt zgjedhor, duke e cilësuar ditën e sotme si një ditë të mirë për Kosovën.

Krasniqi u pyet se për kë ka zgjedhur, duke qenë se kandidati i partisë së tij për Prishtinën, Uran Ismaili, nuk ka arritur të hyjë në balotazh.

“Unë jam qytetar i Prishtinës, pavarësisht që zgjedhja e parë nganjëherë mund të mos jetë në garë në rundin e dytë. Konsideroj që është obligim i të gjithëve ta thonë me votën e tyre çfarë mendojnë. Por, sot është e ndaluar të flas se si kam votuar unë apo si kanë votuar të tjerët” deklaroi Krasniqi.