Ditari i Manipuluar Prova me origjinë nga Serbia që u pranua në Hagë kundër krerëve të UÇK-së

Paneli i gjyqtarëve pranoi një ditar të dyshimtë si provë kundër krerëve të UÇK-së, ndonëse gjurmët çojnë se ai është manipuluar Serbia.

Një ditar lufte, i pretenduar të jetë i një ushtari të UÇK-së, është pranuar si provë nga Gjykata Speciale, megjithëse ka dyshime të forta se ai është i manipuluar dhe se paraprakisht ishte në duart e Shërbimit Sekret Serb.

Ky ditar ishte konfiskuar nga forcat serbe në shtator të vitit 1998, gjatë një ofensive në një fshat të Prizrenit, ndërsa pas luftës ishte përfshirë në dosjet e shtetit serb në përpjekje për ta kriminalizuar UÇK-në.

Pranimi i këtij dokumenti si provë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë ka shtuar edhe më shumë shqetësimet për një gjykim të shtrembëruar juridikisht, të kurdisur politikisht dhe të dëmshëm historikisht – duke vënë seriozisht në pikëpyetje vërtetësinë dhe drejtësinë e këtij procesi.

Në nëntor të vitit 2023, ekipet mbrojtëse nisën një betejë të përbashkët për ta rrëzuar këtë provë. Por, ashtu si Prokuroria, edhe Paneli i Gjyqtarëve, pa asnjë proces verifikimi – e pranoi këtë ditar si provë, ndonëse në tavolinën e tyre e patën vetëm si kopje, sepse origjinali i tij nuk ndodhej në Hagë, por në Serbi. 

“Mbrojtja kërkoi mundësinë për ta ekzaminuar ditarin origjinal, më 19 tetor 2023, dhe u informua se Prokuroria nuk e kishte origjinalin… Siç duket ditari ndodhet ende në Serbi.”

Dy njerëz të Shërbimit Sekret Serb – Zoran Mijatovic dhe Milan Petrovic – thuhet se e kishin në duar këtë ditar dhe e kishin dërguar atë si argument në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime në Ish Jugosllavi, për ta ndihmuar mbrojtjen e ushtarakut serb Vlastimir Djordjevic – i akuzuar për krime lufte në Kosovë.

Avokatët e krerëve të UÇK-së kanë argumentuar se shkrimi në këtë ditar dallon në disa vende, dhe se ky dallim në dorëshkrim vërehet në faqet më inkriminuese për UÇK-në. E pikërisht në këto pjesë që dyshohen për manipulim, synon të mbështetet Prokuroria e Hagës. 

“Natyra e këtij dokumenti është në vetvete e dyshimtë. Pjesët më inkriminuese të këtij ditari, në të cilat kërkon të mbështetet Prokuroria, janë shkruar me një dorëshkrim krejtësisht tjetër dhe përdorin fjalor që nuk përputhet me pjesën tjetër të ditarit.”

Në disa prej faqeve të këtij ditari – shkrimi është me shkronja të vogla e të rregullta, ndërsa në disa të tjera – kur fillon pjesa më inkriminuese – shkronjat janë më të çrregullta e më të mëdha.

“Është e qartë edhe me sy të lirë se pjesët inkriminuese të këtij ditari janë shkruar me një dorëshkrim të ndryshëm dhe të ndarë.”

Përballë faktit se ditari kishte udhëtuar nga Serbia për në Hagë, dhe me gjithë dyshimet se rrugës pësoi ndryshime, në dëm të UÇK-së, Paneli i Gjyqtarëve u tregua krejtësisht i ftohtë. E pranoi atë si provë, dhe për më tepër – nuk e konsideroi si bazë për dyshim faktin se ai vinte nga Serbia.

“Për sa i përket autenticitetit, Paneli përsërit, në fillim, se nuk ka asnjë bazë për të sugjeruar se dokumentet me origjinë ose të ofruara nga autoritetet serbe janë, në shikim të parë, të dyshimta… Konkluzionet e nxjerra nga Mbrojtja se si ‘faqet inkriminuese’ gjetën rrugën e tyre në këtë dokument janë thjesht spekulative.”

I njëjti ditar ishte përdorur në rastin e gjykimit të ushtarakut serb, Vlastimir Djordjevic në TPNJ. Por, ka dallime të theksuara mes një versioni që gjendet në rastin e tij, dhe versionit që po përdoret tani kundër krerëve të UÇK-së.

Petroviçi dhe Mijatoviçi ishin disi të përfshirë me këtë dokument ose versionet e tij…. “Mbrojtja vëren se përfshirja e Milan Petrovićit dhe Zoran Mijatovićit paraqet arsye për kujdes dhe vëmendje të shtuar.”

Por, kush ishin dy zyrtarët serbë që patën në duar këtë ditar të pretenduar të një ushtari të UÇK-së?

Zoran Mijatoviç kishte qenë zëvendësshef i UDB-së. Ai vetë e kishte pranuar, me mburrje, në një libër të tij, se kishte hartuar dosje kundër UÇK-së.

Milan Petroviç, po ashtu, kishte qenë zyrtar i lartë i UDB-së dhe më pas prokuror për krime lufte në Serbi. Ai e kishte shpërndarë kopjen e këtij ditari në Tribunalin për Krime Lufte në ish-Jugosllavi dhe kishte përpiluar dosje kundër Ramush Haradinajt, kur ai ishte ndaluar nga autoritetet franceze në vitin 2017.

Dokumentet kundër UÇK-së që buronin nga Serbia ishin parë me dyshim nga gjyqtarët në Tribunalin për ish-Jugosllavinë. Në rastin Gjorgjeviq, paneli kishte njohur metodologjinë serbe për të manipuluar faktet, si në një rast kur viktimat civile shqiptare ishin paraqitur si ushtarë të UÇK-së të vrarë në beteja.

“Kur janë zhvilluar hetimet për vrasjen e shqiptarëve të Kosovës nga MUPi, gjatë kësaj periudhe, provat tregojnë për një manipulim të qëllimshëm që të paraqiten rezultate të rreme lidhur me statusin e viktimave si pjesëtarë të UÇK-së, të vrarë në luftim.”

Me gati 400 milionë euro buxhet, rreth 290 veta staf, e me 10 vjet kohë për hetime, është e pabesueshme se si Gjykata Speciale prodhon kaq shumë devijime nga drejtësia, dhe në emër të drejtësisë – po hap një kapitull të padrejtësive me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovën në shënjestër.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani