Protesta e punonjësve të “Trafikut Urban” do të vazhdojë edhe sot. Kjo është dita e tretë radhazi që ata janë duke protestuar, për shkak të mos pagesës.
Mijëra qytetarë janë detyruar që tri ditë që të gjejnë zgjidhje alternative për të lëvizur në mungesë të transportit publik.
Qeveria dhe Komuna e Prishtinës ende nuk kanë arritur që të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.
Nga Sindikata e “Trafikut Urban” kanë thënë se punëtorët e kësaj ndërmarrje nuk i kanë marrë pagat që dy muaj, ndërsa borxhi i tyre ndaj furnitorëve ka kaluar mbi 1.6 milionë euro.









