“Për pesë vite në punë vdiqën 97 punëtorë” – këtë e ka rikujtuar Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat në një protestë që mbajtën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në ditën e njohur si Dita e Punëtorëve më 1 maj.

Pankartat e tjera përmbanin mbishkrimet: “Mos na shkelni, mjaft pritëm”, “Jemi lodh, parlament – qeveri, të kujt jeni?”

Protesta ka vazhduar deri në hapësirën ndërmjet objektit të ish-Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë.