Këtë të premte 27 vjet më parë, forcat këmbësore të NATO-s hynë për herë të parë në Kosovë, duke shënuar kështu Ditën e Çlirimit të Kosovës.
12 qershori i vitit 1999 ishte fundi i operacionit “Allied Force”, i cili për 78 ditë – nga 24 marsi i 1999-së – bombardoi caqe serbe.
Kosova sot feston me disa aktivitete zyrtare ceremoniale.
Qeveria dhe Presidenca kanë krijuar agjendë të përbashkët përkujtimore e cila fillon me homazhe tek “Kompleski Memorial Adem Jashari” në Prekaz.









