Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se këtë të martë (12 maj) përfundon afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.
“Më 12 maj përmbyllet afati 11-ditor për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit”, ka thënë Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai theksoi se dorëzimi i listës me emrat e kandidatëve për deputetë, duhet të bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e ngjashme si në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar.
Deri më tani, asnjë parti nuk e ka prezantuar zyrtarisht listën e plotë të kandidatëve.
Zgjedhjet e reja parlamentare po mbahen pas dështimit të deputetëve që ta zgjedhin Presidentin.









