Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do të jenë në mesin e liderëve që do të marrin pjesë në paradën ushtarake në Kinë në shënim të 80 vjetorit të fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Lista e të ftuarve përfshin edhe presidentin iranian Masoud Pezeshkian, presidentin bjellorus Alexander Lukashenko e presidentin indonezian Prabowo Subianto, ka thënë ministria.
Korea e Jugut do të përfaqësohet nga Woo Won-shik, kryetari i Asamblesë Kombëtare, ndërsa Robert Fico, kryeministri i Sllovakisë, do të jetë lideri i vetëm perëndimor që do të marrë pjesë.
Është ende e paqartë nëse kryeministri indian, Narendra Modi, do të marrë pjesë në paradë.
Modi do të jetë në Kinë javën tjetër që të marrë pjesë në samitin e Organizatës të Shangait për Bashkëpunim, një aleancë e sigurisë e udhëhequr nga Beijingu, në qytetin kinez të Tianjin.