“Vetëm e vetëm pse nuk pranuam pazaret e oligarkëve, ndarjet e terminaleve doganore, dhe postet e ambasadorëve, ato u bashkuan të gjithë kundër nesh. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe….” Deklaronte Kurti.
S’mund të ketë deklaratë që përshkruan më mirë…
Ama jo kundërshtarët e Albin Kurtit, por atë vetë.
Për shembull pazaret.
A s’ishte pazare ajo që Kurti bëri në negociata me Lumir Abdixhikun kur ndante poste ministrore si të ishin metra katror të ndonjë prone?
“Ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri minstri të tjera. Unë kam preferuar që zëvendës i imi të bëhet pikërisht Z.Abdixhiku.” deklaronte Kurti
Po terminalet doganore?
Na thanë se ua morën privatëve e ia kthyen shtetit…
Normalisht, u kuptua që po ata privat vazhdojnë t’i mbajnë ato terminale, veçse tash shteti ua paguan qiranë.
Pra, kaluam nga fitimi i planifikuar i oligarëve të termnialeve, në fitim të garantuar nga shteti përmes qiras.
“Shteti iu paguan qera, për terminale doganore, Po paguan shteti, popo, normal” deklaron një privat që merr qira nga shteti per Temrinal.
E postet e ambasadorëve dhe emërimet e tyre?
Mbase po e përshkruan punën e presidentws sw re, e cila po sa erdhi si u.d filloi shkarkimin e disave e rehatimin e disa të tjerëve e këtë e paraqiti si gjënë më normale.
“Në diplomaci ka emërime, kthime, ka rotacion… “Në këtë drejtim janë bërë tetë emërime, janë bërë tri lirime, dhe dy riorganizime të misioneve” deklaronte Haxhiu.
E se çfarë ambasadorësh do saktësisht Vetëvendosja e dijmë ne mirë.
Të tillë si Martin Berishaj i cili, siç e konfirmuan dokumentet e dala nga Njësia e Inteligjencës Financiare, pranonte deri miliona nga një kompani në Serbi.
Kurse barazimi i opozitës me Listën Serbe, sot më shumë se kurrë duket qesharak, kur krejt të freskët e kemi dialogun që Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit të tij parlamentar, e bënte me kryekriminelin në kërkim, Milan Radojicic.
Ose këtë tjetrin me Slavo Simic.
Apo këto mesazhet ku Kusari-Lila ftohej edhe në malet e Kopaunikut…
Shpresojmë mos të ketë shkuar.
Edhe pse në mal a jo, bashkëpunimi vazhdoi, kur Vetëvendosja e Lista Serbe e votuan së bashku ligjin për Shtetësinë.
Mund të vazhdojë, por e panevojshme, sepse e rëndësishmja u bë e qartë: Krejt çfarë iu mvesh Kurti kundërshtarëve të tij sot, janë veshje që s’e largon nga trupi ai vetë tash e sa kohë.
Dallimi është se në të kaluarën, kur ziheshin turpëroheshin. Sot, zihen, ndjehen krenarë dhe vazhdojnë.
Kështu që vazhdo zotëri Kurti, vazhdo.








