Dy kongresistë amerikanë, Keith Self nga republikanët dhe Suhas Subramanyam nga demokratët, do të vizitojnë këtë të martë Preshevën. Ata do të takohen me përfaqësues të pushtetit në Preshevë, partive politike dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH).
Kjo vizitë vjen pasi që në fillim të këtij viti, Komiteti për Politikë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan miratoi një Projektligj, që i kërkonte Sekretarit Amerikan të Shtetit të përgatiste një raport gjithëpërfshirës për pozitën e pakicave në Serbi, posaçërisht për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Self e kishte iniciuar këtë Projektligj, i cili parashikon shqyrtimin e disa çështjeve që lidhen me pakicën shqiptare në Serbi. Aty përfshihen edhe pasivizimi i adresave, fenomen që ka ndodhur më së shumti ndaj shqiptarëve në Medvegjë.
Trajtohen edhe kufizimet në përdorimin e Gjuhës Shqipe në institucionet publike, mosnjohjen e diplomave nga Kosova dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.
Të hënën, kongresistët amerikanë qëndruan në Beograd. Atje u takuan me takuan me sekretaren shtetërore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviç.
Shqiptarët që jetojnë në Serbi janë komuniteti më i shtypur në Evropë. Atyre u mohohen të drejtat elementare.
Madje, as nuk iu lejohet përdorimi i flamurit kombëtar.
Një nga çështjet që është ngritur nga Kongresi Amerikan dhe Parlamenti Evropian, është pasivizimi i adresave që shteti serb ua bën shqiptarëve etnikë, posaçërisht në Medvegjë.









