Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Corina Machado, e cila është edhe fituese e çmimit Nobel për Paqe për këtë vit, nuk do të marrë pjesë në evenimentin e ndarjes së çmimit, e cila do të mbahet këtë të mërkurë në Oslo të Norvegjisë.

Machado, tash e një dekadë, ka një ndalim për udhëtime jashtë vendit nga autoritetet në Venezuelë dhe tash e një vit është në fshehje. Vendndodhja e saj është e panjohur.

Komiteti norvegjez i Nobel i kishte çuar Machados një ftesë për ta marrë çmimin e saj në praninë e Mbretit Herald, Mbretëreshës Sofia si dhe liderëve të Amerikës Latine, presidentit argjentinas, Javier Milei dhe atij të Ekuadorit, Daniel Noboa.