Sot po mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, ndonëse pjesëtarët e saj trajnimin e kishin përfunduar një javë më parë.

Kjo për shkak të mungesës së uniformave, të cilat institucionet kanë dështuar t’ua sigurojnë.

Pavarësisht kësaj, kjo nuk i pengoi krerët e vendit të mburren me punën e tyre dhe të mos flasin për problematikat që e kanë përcjellë këtë proces.

Në mesin e tyre ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se buxheti për Policinë e Kosovës është rritur për 50 për qind dhe se janë bërë investime në armatim të rëndë dhe në ndërtimin e bazave në veri.

Po ashtu, ai deklaroi se kjo qeveri e ka mbështetur Policinë në mënyrë të pakrahasueshme, në raport me periudhat e mëparshme.

Kurti tregoi se në mesin e të diplomuarve janë edhe djemtë e dy policëve të rënë në detyrë: i biri i Afrim Bunjakut dhe i Enver Zymberit.