Presidenti kolumbian, Gustavo Petro, të dielën ka refuzuar vendimin e SHBA-së për t’ia larguar vizën dhe akuzoi Washingtonin për shkelje të ligjit ndërkombëtar.
SHBA-të kanë thënë të premten se do ta revokojnë vizën e Petro pasi ai doli në rrugët e New York për tu bashkuar në një demonstratë pro-palestineze, ku u bëri thirrje ushtarëve amerikanë që të mos u bindën urdhrave të presidentit amerikan, Donald Trump.
“Unë nuk kam më vizë të udhëtoj për në SHBA. Nuk më intereson. Nuk më duhet një vizë… sepse unë nuk jam thjesht një qytetar kolumbian por edhe një qytetar evropian, si dhe e konsideroj vetën një person të lirë të botës”, ka shkruar Petro në rrjetet e tij sociale.
“Revokimi i saj (vizës) për shkak të denoncimit të gjenocidit tregon se SHBA-ja më nuk e respekton ligjin ndërkombëtar”, ka shtuar ai në një postim në platformën X.
Izraeli vazhdimisht ka mohuar akuzat për gjenocid në Gaza dhe thotë se po vepron në vetëmbrojtje.
Foto të palestinezëve të uritur, përfshirë foto të fëmijëve, kanë ndezur një kundërshti të madhe ndërkombëtarë kundrejt veprimeve të Izraelit në Gaza, që kanë lënë të vdekur rreth 65 mijë persona, sipas autoriteteve palestineze. Jo vetëm, këto aksione kanë shpërngulur brenda Gazës të gjithë popullatën e enklavës. Shumë ekspertë të të drejtave, akademikë dhe një publikim i OKB-së thonë se kjo shumë rezulton në gjenocid.