Emisari special i Donald Trump, Steve Witkoff, ka arritur në Gaza që të inspektojë shpërndarjen e ndihmave në Rafah, raporton Channel 12.

Witkoff dhe ambasadori amerikan në Izrael Mike Hckabee po e vizitojnë qendrën dhe tjera vende të menaxhuara nga organizata amerikano-izraelite Gaza Humanitarian Foundation, teksa Uashingtoni po planifikon një plan të ri për dërgimin e ndihmave në Gaza.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, dy zyrtarët e lartë amerikanë “do të isnpektojnë shpërndarjen e tanishme që të sigurojnë një plan për të dërguar më shume ushqim, si dhe për tu takuar me qytetarët e Gazës që të dëgjojnë nga afër për situatën e tyre”.

Pas vizitës, Witkoff dhe Huckabee do ta informojnë Donald Trump për situatën para se plani i ri të jetë aprovuar.

Steve Witkoff at the food distribution center in Rafah pic.twitter.com/CITxdj8WwT

— Amit Segal (@AmitSegal) August 1, 2025
Postimi i gazetarit Amit Segal në rrjetin e tij social X