Christopher Hill, emisari special i SHBA-së për Kosovën gjatë luftës, tha gjatë dëshmisë së tij në Hagë se në atë periudhë po kërkonin njerëz me autoritet që mund të flisnin në emër të UÇK-së – dhe këtë e bënin duke shkuar fizikisht nëpër zona lufte.
Hill foli për vizitat e tij, të shoqëruara nga Mehmet Hajrizi, Fehmi Agani dhe Blerrim Shala, në kërkim të përfaqësuesve të UÇK-së për të marrë qëndrime rreth zgjidhjeve të mundshme paqësore. Një nga këto zgjidhje, sipas tij, ishte propozimi për një autonomi.
“Ne nuk e dinim kush fliste në emër të UÇK-së,” tha ai, duke shtuar se kjo ishte mjaft frustruese për ta. “Shkonim në zona lufte me qëllim të gjenim njerëz që mund të shqyrtonin një dokument që parashihte autonominë,” shtoi Hill.









