Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në korrik të këtij viti, e kishte shikuar në stadium ndeshje të Kampionit Botëror për Klube 2025, që ishte mbajtur në SHBA, nga 14 qershori deri më 13 korrik.
Kjo u zbulua nga gazetari Brian Kilmeade, i cili intervistoi të martën Presidenten Osmani, në programin Fox and Friends në FOX News.
Pasi që bëri të ditur se ka mysafire Osmanin, Kilmeade i tha Presidentes se “është kënaqësi të ju shohim sërish”. “U takuam në ndeshjen e futbollit”, tregoi ai.
Këtë e konfirmoi edhe Osmani. “Po, u takuam. Shumë mirë t’ju shoh përsëri dhe ju falënderoj që më ftuat”, tha Osmani.
“Në Kampionatin Botëror të Klubeve”, tregoi gazetari amerikan vendin se ku janë takuar.