Albin Kurti, Kryeministër në detyrë i Kosovës, sa herë që një ministrit, deputetit, apo zyrtar i Vetëvendosjes përfshihet në ndonjë skandal, qoftë korruptiv, qoftë anti-kombëtar, i vihet në mbrojte.

Kurti, së fundmi e mbrojti Kryetarin e Kuvendit, Dimal Bashën, pasi që opinioni u njoftua me një punim shkencor të tij, ku ai është bashkautor, e në të cilin kriminalizohet UÇK-ja.

Para tij, e kishte mbrojtur edhe Mimoza Kusari-Lilën, e cila kishte biseduar në telefon me kryeterroristin, Milan Radojiçiç.

Mbrojtje i kishte dhënë edhe ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është i dyshuar dhe po hetohet nga Prokuroria Speciale për afera korruptive.