Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po vazhdon për të tretën ditë radhazi protestën lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Protesta po mbahet para objektit të Qeverisë, në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritet të mbajnë konferencë për media.
Protestueset janë afruar pranë hyrjes së Qeverisë, duke brohoritur “Dilni jashtë!” dhe duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Arlindës.
Gjatë dy ditëve të para të protestës, ato kanë kërkuar dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës, ndërsa dje kanë shtuar edhe kërkesën për burgosjen e përgjegjësve.









