Një situatë e re politike po nis në institucionet e vendit — formimi i Qeverisë së Kosovës, pas votimit të Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Deputeti i Vetëvendosjes dhe një figurë emblematike e kësaj partie, Agim Bahtiri, ka deklaruar se tashmë i kanë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë.
“Ju kam thënë në mëngjes që do të kryhet sot… I kemi edhe votat për qeverinë”, tha ai pas seancës së sotme.









