Në horizontin e 11-të të Minierës së Trepçës, 63 minatorë kanë mbetur të ngujuar, pasi që është djegur trafoja kryesore.

Lajmin për VOX Kosova e ka konfirmuar Komandanti i Zjarrfikësve të Mitrovicës, Burim Ibishi.

Ai tregoi se gjendja e minatorëve “është stabile” dhe se ekipet emergjente janë duke punuar për t’i nxjerrë minatorët.