Procesi i votimit në përfaqësi diplomatike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka filluar sot. Votimi do të jetë i mundur në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme të botës.
Procesi ka filluar me kohë, në orën 7:00. Janë konfirmuar edhe votuesit e parë nga 19 e 187 qytetarë të Kosovës që do të kenë mundësinë ta ekzekutojnë votën në këtë formë.
“Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit që janë nga 24 përfaqësi diplomatike ku ka filluar procesi i votimit deri në ora 09:00 nga 19 mijë e 187 votues të regjistruar kanë votuar 8.64 për qind, apo një mijë e 659 prej tyre”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të zhvillohen nesër në të gjithë Kosovën me fillim nga ora 7:00 deri në ora 19:00.









